E shtuna është ditë e madhe për Zejnije Lutën dhe familjen e saj nga Ivaja e Kaçanikut. Familjarët dhe miqtë përherë kanë pritur prej duarve të saj kur është shtruar sofra në shtëpinë e gurtë pothuajse dyqind vjet të vjetër.
“As vjehrri jem nuk e mbajke men kur u maru”, thekson Luta (46), nënë e tre fëmijëve, tek ngjitet shtegut përpjetë në shtëpinë që duket sikur është rrasur në shpatin e kodrës, shkruan sot “Koha Ditore”. Kati i parë shihet vetëm prej njërës anë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të dytin janë vetëm dy dhoma. Njëra shërben si depo. Tjetra njëherësh si kuzhinë, dhomë pritjeje e dhomë gjumi për kryefamiljarin Naser Luta, bashkëshorten dhe dy djemtë e vajzën e tyre – të madhin 17 vjeç, vajzën 16 dhe të voglin 11. Asnjëra dhomë nuk ka dysheme.
Kur e zonja përvjel perden e derës, shihet se në dhomën-shtëpi orendi dhe katandi janë bërë bashkë. Përtokë i shtrijnë në mëngjes, i heqin në mëngjes dyshekët pesë anëtarët e familjes Luta, që jeton me ndihmë sociale prej 100 eurosh... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.