Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

254 persona të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

Dhjetëra fëmijë janë në mesin e të vrarëve nga rrëshqitja e dheut në jug-perëndim të Kolumbisë, sipas presidentit Juan Manuel Santos.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 254 persona, dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shiu i madh ka përmbysur qytetin e MoCosa në jug-perëndim të vendit ku me gurë e baltë është ‘varrosur’ një lagje e tërë, duke i detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 1000 ushtarë dhe policë janë përfshirë në përpjekje për të ndihmuar në provincën Putumayo, shkruan BBC.

“Nuk do të ndalemi deri në identifikimin e personit të fundit”, tha presidenti Santos.

Ai tha se numri i të vdekurve ishte 254 persona, me të paktën 170 të identifikuar, duke përfshirë 44 fëmijë.

Ushtria ndërkohë kishte raportuar për 200 persona të zhdukur, megjithatë presidenti njoftoi në twitter se zyrtarisht nuk ka asnjë të zhdukur.