Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në mbi 150 numri i të vdekurve në Kolumbi

Deri më tani janë gjetur trupat e 154 personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi, kurse qindra persona tjerë raportohen të lënduar apo të zhdukur.

Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos, i cili i ka vizituar vendet e prekura nga tragjedia, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet, duke pasur parasysh se kërkimet janë duke vazhduar për të gjetur personat që konsiderohen ende të zhdukur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku është shkaktuar dalja e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitja e dheut, transmeton KP.

Po ashtu autoritetet kanë njoftuar edhe për lëndimin e qindra personave, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave të zhdukur. Pjesa më e goditur është Jugu i Kolumbisë, duke përfshirë edhe disa pjesë të Perusë dhe Ekuadorit.