Ushtria turke me sukses ka përfunduar operacionin “Mbrojtja e Eufratit” në Siri, njoftoi të mërkurën Këshilli turk për Siguri Nacionale.
Në takim mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
“Operacioni që ka nisur me qëllim që të mbrohet siguria nacionale, dhe mbrojtja nga kërcënimet e Shtetit Islam dhe që refugjatët sirianë të kthehen në shtëpitë e tyre ka përfunduar me sukses”, thuhet në kumtesë.
Turqia kishte nisur operacionin më 24 gusht të vitit të kaluar, për të pastruar kufirin me Sirinë nga islamikët dhe kurdët e partisë PYD, që të dyja organizata të cilat Ankaraja zyrtare i klasifikon si terroriste.
Artikuj të ngjashëm
-
Luftime të rënda në ditën e dytë të operacionit turk kundër kurdëve në Siri
-
Erdogan: Do ta ujisim Eufratin me burimet e paqes
-
Erdogani paralajmëron operacion ushtarak kundër kurdëve
-
Erdogan premton vendosjen e zonave të sigurta afër Eufratit në Siri
-
Erdogani thotë se Turqia mund t’i “shtypë” të gjithë terroristët në Siri