Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngatërruar shefin e Këshillit të Evropës Donald Tusk me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
Në një intervistë për “Financial Times” këtë javë, Juncker tha se planifikon të vizitojë Washington DC-në muajin e ardhshëm, por nuk e ka ditur nëse do të takohet me Trumpin, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se presidenti amerikan “nuk kupton asgjë” rreth Evropës dhe kohë më parë kishte menduar se po fliste me Junckerin kur ai në të vërtetë ishte në telefon me presidentin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.
“Po mundohen ta rregullojnë, por ai ka prioritete tjera. Meqë ra fjala, ai nuk kupton asgjë për Evropën... Ai ka folur në telefon me Tuskun dhe ka menduar se po flet me mua”, ka thënë Juncker për FT.
Sipas tij, kjo është hera e parë që një president amerikan nuk është i interesuar në tërësi për Evropën.