Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Republikanët tërheqin nga votimi “shkatërrimin” e Obamacare

Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka thënë liderëve republikanë në Dhomën Përfaqësuese, që ta anulojnë votimin e planifikuar për propozim-legjislacionin e kujdesit shëndetësor, që kishte për qëllim shkatërrimin e një ligji të nënshkruar nga ish-presidenti, Barack Obama.

Një zëdhënës i kryesuesit të Dhomës Përfaqësuese, Paul Ryan, tha mbrëmë se ky legjislacion është tërhequr pasi Trump e ka thirrur zotin Ryan dhe ka kërkuar nga ai që ta ndalë debatin pa votim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pardje, Trump kishte kërkuar që kjo dhomë të votonte për legjislacionin e tij dhe tha se nëse kjo masë nuk do të miratohej, atëherë ai do të kalonte në çështjet e tjera.

Pak kohë para se legjislacioni i propozuar të tërhiqej, Ryan është cituar nga rrjeti CNN duke thënë se nuk ka pasur mbështetje të nevojshme në mesin e ligjvënësve republikanë për miratimin e kësaj mase.

Shfuqizimi i legjislacionit për kujdesin shëndetësor të ish-presidentit, Barack Obama, i njohur me emrin Obamacare, ishte njëri prej premtimeve kryesore të Trumpit, gjatë fushatës së tij zgjedhore presidenciale në vitin 2016.