Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi lavdëron punën e kryeministres britanike

Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar sot në Davos marrëdhëniet e shkëlqyera me kryeministren britanike, Theresa May.

“Mendoj se ne jemi në të njëjtat frekuenca në shumë plane”, tha ai në përfundim të një takimi dypalësh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ka njerëz që nuk besojnë në këtë, por mund t’ju them se kam një respekt të madh për kryeministren dhe punën që ajo bën”, deklaroi Donald Trump, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në qendrën luksoze të skive.

“Ishte një kënaqësi që t’ju takoja. Ne zhvilluam një bisedë të shkëlqyer. Marrëdhënia mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve mbetet e shkëlqyer”, theksoi nga ana e saj Theresa May.