Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, sot ka arritur në Izrael, ndërsa gjatë takimit me kryeministrin, Benjamin Netanyahu, tha se është nder “për të qenë në kryeqytetin e Izraelit, Jerusalem”.
Netanyahu e ka falënderuar zotin Pence për njohjen “historike” të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZoti Netanyahu tha se aleanca amerikano-izraelite “asnjëherë nuk ka qenë më e fortë”.
Vizita e zëvendëspresidentit, Mike Pence, në Jerusalem, është pjesë e turneut të tij rajonal, me ç’rast e ka vizituar Egjiptin dhe Jordaninë.
Njohja e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit i ka zemëruar pa masë palestinezët, të cilët Jerusalemin Lindor e konsiderojnë kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.
Nuk pritet që zoti Pence të takohet me zyrtarët palestinezë gjatë qëndrimit të tij në rajon.