Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthim në një restorant në Belgjikë, rrënohet ndërtesa

Së paku 20 persona janë lënduar ndërsa disa janë ngujuar në mes të gërmadhave, pas një shpërthimi në qytetin belg Antverpen ku janë shkatërruar disa ndërtesa.

Shpërthimi ka ndodhur në një restorant Italian në një lagje ndërsa nga shpërthimi është shembur ndërtesa ndërsa edhe tri tjera janë shkatërruar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia bën të ditur se të lënduarit kanë marr lëndime të lehta ndërsa nga gërmadhat janë shpëtuar shtatë persona.

Policia në këtë qytet ka thënë se shpërthimi nuk ka lidhje me ndonjë akt terrorist dhe deri te kjo me siguri ka ardhur si rrjedhje e gazit.