Të paktën 15 veta humbën jetën dhe mbi 50 u plagosën nga pasojat e zjarrit që shpërtheu të premten në mëngjes në një restorant në Mumbai, kryeqyteti financiar i Indisë.
Zyrtari i shërbimit të zjarrfikësve, Balkrishna Kadam, tha se zjarri që shpërtheu në restorantin në katin e sipërm përfshiu ndërtesën katërkatëshe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë shumë se 50 veta u dërguan në spital. Ai tha se në mesin e të vdekurve janë 11 gra.
Kanali televiziv, New Delhi, tha se ndërtesa në zonën e dikurshme industriale të Mumbait qendror, ka disa restorante luksoze që ishin hapur viteve të fundit duke e bërë atë një zonë popullore të jetës së natës.
Zjarrfikësit luftuan për më shumë se pesë orë për të shuar zjarrin, shkaktari i të cilit është duke u hetuar.