Moskë, 30 nëntor – Rusia kundërshtoi sot kërkesën e SHBA-së për të ndërprerë lidhjet tregtare dhe diplomatike me Korenë e Veriut pas testit të fundit me raketë nga regjimi.
Moska ka bërë thirrje për negocime dhe ka akuzuar Uashingtonin se po kërkon të provokojë Phenianin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Opinioni ynë është negativ. Ne kemi theksuar shpeshherë se presioni i sanksioneve ka mbaruar dhe se të gjitha këto rezoluta që imponojnë sanksione kërkojnë domosdoshmërisht rifillimin e një procesi politik”, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, i cituar nga agjencitë ruse.
Uashingtoni i ka kërkuar të gjitha vendeve të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, duke kërcënuar se do të shkatërrojë regjimin koreanoverior në rast lufte.