Më shumë se 20 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë dhe ngritjes së aktakuzës kundër tij nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiqi, komandanti i forcave serbo-boshnjake gjatë kohës së luftës, që në botë do të njihej si “kasapi i Bosnjës”, të mërkurën është shpallur fajtor për krime të shumëfishta dhe është dënuar me burg të përjetshëm.
I arratisuri i dikurshëm nga drejtësia ndërkombëtare përballej me njëmbëdhjetë akuza: Dy për gjenocid, pesë për krime kundër njerëzimit dhe katër për shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Ai është liruar prej një akuze për gjenocid, por është shpallur fajtor për të gjitha akuzat e tjera, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAkuzat kishin të bënin me operacionet për spastrim etnik në Bosnjë, sulmet me granata dhe snajperë mbi qytetarët e rrethuar në Sarajevë, masakrën e boshnjakëve në Srebrenicë dhe marrjen peng të personelit të OKB-së, në përpjekje të zmbrapsjes së sulmeve ajrore të NATO-s.
Derisa po hynte në gjykatore, Mladiqi ka buzëqeshur për kamerat – gjest ky që ka zemëruar familjarët e viktimave. Kjo kryeneçësi është kthyer në dëshpërim, pasi që gjyqtarët kanë nisur leximin e verdiktit: Mladiqi ka luajtur me gishta dhe ka pohuar me kokë disa herë, duke u dukur i relaksuar fillimisht... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.