Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker vlerësoi sot se Serbia dhe Mali i Zi do të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian para vitit 2025.
“Unë besoj se këto dy shtete do të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian para 2025”, u shpreh Juncker gjatë një konference shtypi në Bruksel me kryeministrin bullgar, Boris Borissov, vendi i së cilit do të mbajë presidencën e radhës së BE-së nga 1 janari, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalimin e mbajtur për situatën e Bashkimit Evropian në muajin shtator, Juncker ishte shprehur për një zgjerim të mëtejshëm të BE, me integrimin e vendeve të Ballkanit.
Megjithatë ai shtyu në një të ardhme të afërt anëtarësimin e Turqisë, ku vlerësoi se ky shtet po vetëdistancohet me hapa gjigantë nga BE-ja, për shkak të spastrimeve në masë të ndërmarra pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016.
BE ka nisur bisedimet e anëtarësimit me Beogradin në janarin e 2014, në vazhdën e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.