Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA dërguan bombardues supersonikë në Korenë Jugore

Bombarduesit supersonikë të Shteteve të Bashkuara kanë fluturuar mbi Gadishullin Korean, në kuadër të ushtrimeve ushtarake me aleatët, Japoninë dhe Korenë Jugore, ka njoftuar Forca ajrore amerikane.

Ky flyturim ka ndodhur mbrëmë, një ditë para se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ta filloj turneun e tij në Azi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim theksohet se ushtrimi ishte pjesë e misionit të “pranisë së vazhdueshme të bombarduesve” në Paqësor dhe “nuk paraqet përgjigje ndaj çfarëdo ngjarjeje aktuale”.

Këto fluturime e kanë zemëruar Korenë Veriore, e cila sot herët në mëngjes i ka dënuar këto ushtrime, duke i vlerësuar si “shantazh”.

Presiedenti Trump sot pritet të arrijë në Havai dhe prej nesër e fillon turneun aziatik, me ç’rast e viziton Japoninë, Korenë Jugore, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Në muajin korrik të këtij viti, Koreja Veriore i ka lansuar dy raketa ndërkontinentale, të cilat qartas mund të arrijnë në tokën e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump pat tërhequr vërejtjen se do të ketë “zjarr dhe ashpërsi” në përgjigje të kërcënimeve nga Koreja Veriore.