Ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq ka bërë të ditur se hapësirën ajrore të Malit të Zi do ta kontrollojnë anëtaret e NATO-s, Greqia dhe Italia. Ai i ka thënë TV të Malit të Zi se pritet së shpejti nënshkrimi i marrëveshjes, transmeton Koha.net.
“Greqia dhe Italia do të bëjnë 'air policing' për Malin e Zi, ashtu siç e bëjnë tash disa vite. Kjo nuk do të na kushtojë asgjë”, ka thënë Boshkoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMali i Zi nuk ka avionë luftarakë, ndërsa ka mbajtur vetëm helikopterë.

Mali i Zi nga qershori është anëtari i 29 i NATO-s. Detyrimet e saj si anëtare kundruall NATO-s janë 475 mijë euro.