Këshilli i përbashkët NATO-Rusi do të takohet sot, për herë të tretë këtë vit, për të diskutuar konfliktet në Ukrainë dhe Afganistan.
Ambasadorët e NATO-s dhe i dërguari i Rusisë, Aleksanr Grushko, do të mblidhen në selinë e aleancës në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës janë tensionuar rëndë prejse Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe vazhdon të mbështesë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht separatistët në lindje Ukrainës.
Moska e mohon ndërhyrjen në çështjet e brendshme të Ukrainës, por sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në muajin korrik se Rusia i ka mijëra trupa në Ukrainë.
Këshilli NATO-Rusi është një forum që synon të parandalojë përshkallëzimin e tensioneve.