Gazetarja socialiste dhe opozitare ruse, Ksenia Sobchak, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë të gjithë të burgosurit politikë gjatë konferencës së saj të parë për shtyp, pas njoftimit se do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në mars të vitit 2018.
Sobchak, tha se fushata presidenciale për të cilën ajo njoftoi javën e kaluar nën sloganin "Unë jam kundër të gjithëve", do t'i jepte zë elektoratit rus të pakënaqur me udheheqësinë e vendit nën presidentin Vladimir Putin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Unë nuk jam politikane profesioniste", tha ajo. "Unë besoj se është e rëndësishme që zëri i gjeneratës sime të dëgjohet në këto zgjedhje", shtoi Sobchak.
Nëse regjistrohet për zgjedhje, Sobchak, mund të konkurrojë kundër Putinit, i cili ende nuk ka njoftuar për kandidaturën e tij.