Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

46 të vdekur e 33 të zhdukur si pasojë e vërshimeve në Vietnam

Shira të fuqishme që kanë përfshirë pjesën veriore dhe qendrore të Vietnamit kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu si pasojë e të cilave 46 persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë konsiderohen të zhdukur, në katastrofën më të madhe natyrore ndër vite, njoftoi komiteti për kërkime dhe shpëtim të enjten.

Mbi 300 shtëpi janë shkatërruar dhe 34,000 shtëpi të tjera janë dëmtuar si pasojë e vërshimeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportimet e mëhershme kanë bërë të ditura se mbi 8,000 hektarë me oriz janë dëmtuar dhe rreth 40,000 kafshë janë mbytur, transmeton KosovaPress.

Vërshimet po ashtu kanë prekur 7 nga 77 provinca në Tajlandë, vendin fqinj të Vietnamit, ku 480,000 hektarë të agrikulturave janë prekur nga vërshimet