Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Erdogan: Vendimi i SHBA-së për vizat është shumë zhgënjyes

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke komentuar vendimin e SHBA-së për pezullimin e dhënies së vizave për shtetasit turq, theksoi se një hap i tillë është shumë zhgënjyes.

“Ky vendim para së gjithash është shumë, shumë zhgënjyese. Në fakt, zhgënjyese është se ambasada në Ankara lëshoi këtë vendim dhe urdhëroi zbatimin e tij. Zyrtarët e Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, pasi mësuan për këtë zhvillim të ngjarjeve, kontaktuan me bashkëbiseduesit relevantë në mënyrë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme”, tha Erdogan, pas takimit në Kiev me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, raporton AA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai theksoi se Republika e Turqisë është shtet i sundimit të ligjit dhe jo një fis. “Turqia është një shtet i së drejtës. Nuk jemi fis, nuk jemi shtet fisesh”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia solli vendimin e njëjtë pasi Ambasada e SHBA-së në Ankara kishte njoftuar se ka pezulluar lëshimin e vizave jo emigruese në të gjitha përfaqësitë diplomatike në Turqi.

Duke vlerësuar marrëdhëniet me Ukrainën, ai theksoi se lidhjet ndërmjet dy vendeve çdo ditë po bëhen gjithnjë e më të forta. “Marrëdhëniet tona me Ukrainën, partnerin tonë miqësor dhe strategjik, çdo ditë e më shumë zhvillohen dhe intensifikohen. Marrëdhëniet tona me siguri se zhvillohen në frymën e miqësisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit”, tha Erdogan.

Presidenti i Turqisë qëndroi për vizitë në Kiev, ku pastaj udhëtoi për Serbi.