Serbia e sotme as në vitet e nëntëdhjeta nuk ka qenë kaq e errët siç është sot, ka thënë Natasha Kandiq, koordinatore e Koalicionit për KOMRA, raporton KTV.
“Sot po jetojmë në një Serbi të errët, e cila kurrë nuk ka qenë kaq e errët, as në vitet e nëntëdhjeta, kur megjithatë ka pasur hapësirë për mendime të ndryshme”, deklaroi Kandiq, themeluese dhe ish-drejtoreshë ekzekutive e Fondit për të Drejtën Humanitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konferencën për media “Bllokada ballafaqimit me të kaluarën dhe e procesit KOMRA”, Kandiq tha se kohëve të fundit ekziston një shqetësim i madh në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon, një frikë e madhe për eskalimin e konflikteve. Kam përshtypje se ky shqetësim po krijon hapësirë për shqyrtimin e idesë për themelimin e KOMRA-s, e cila mund të ulë tensionet në rajon dhe të bashkojë politikanët. Nuk ka më komunikim për procesin e pajtimit, sepse kjo në shtetet e rajonit më nuk është prioritet. Politikanëve nuk u shkon në mendje që të takohen me përfaqësues të organizatave joqeveritare, për të cilat kryeministri Vuçiq thotë se janë agjentura të huaja”, ka shprehur shqetësimin e saj Kandiq.
Tutje, Kandiq tha se në Serbi edhe institucionet evropiane konsiderohen të spiunazhit.