Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se Turqia do të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj rajonit autonom të Kurdistanit, në veri të Irakut, lidhur me referendumin e planifikuar për pavarësinë e tij.
Këshilli i Sigurimit Kombëtar dhe kabineti i Turqisë do të zhvillojnë të premten diskutime mbi llojet e sanksioneve që do të imponohen” , tha dje presidenti, Erdogan për gazetarët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReferendumi i planifikuar më 25 shtator ka alarmuar Turqinë fqinje , e cila ka një pakicë të madhe kurde.
Gjithashtu, Irani dhe Siria kanë shprehur shqetësimin e tyre se votimi do të nxisë idetë e ndarjes midis pakicave të tyre kurde.
SHBA-ja dhe Iraku kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme kundërshtimin e tyre ndaj referendumit.