"Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është zotuar të arrijë qëllimet bërthamore të vendit", raportojnë mediat shtetërore koreano-veriore.
Sipas agjensisë së lajmeve KCNA, qëllimi i tij ishte të krijonte ekuilibrin e forcës ushtarake me Shtetet e Bashkuara, "Ne duhet t'i tregojmë qartë fuqisë së madhe shoviniste, se si shteti ynë arrin qëllimin e kompletimit të forcës së tij bërthamore, pavarësisht sanksioneve dhe bllokadave të tyre të pafundme", tha Kim, cituar nga KCNA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu tha se qëllimi i Koresë së Veriut ishte të vendoste ekuilibrin e forcës reale me SHBA dhe të bënte që sundimtarët amerikanë të mos flisnin më për opsionin ushtarak për DPRK (Korenë e Veriut). Komentet e Kim Jong-un vijnë pasi Koreja e Veriut shkarkoi raketën e saj të fundit mbi Japoni, në atë që përshkruhet si prova më e suksesshme e vendit.