Ministria e brendshme e Maqedonisë e ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, aktualisht lider i partisë më të madhe opozitare, për ta shtuar sigurinë e tij, për shkak të një kërcënimi të paspecifikuar ndaj tij.
Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, tha se aktualisht 6 rojtarë personalë e mbrojnë zotin Gruevski dhe familjen e tij dhe kjo mjafton.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpasovski tha mbrëmë se truprojat e Gruevskit aktualisht nuk kanë raportuar për ndonjë kërcënim ndaj tij ose familjes së tij.
Partia WMRO-DPMNE e zotit Gruevski ka kërkuar së paku 20 truproje shtesë, “pasi është vlerësuar se ekziston nivel i lartë i kërcënimit për jetën e tij dhe për integritetin personal”, raporton agjencia AP nga Shkupi.
Ish-kryeministrat e Maqedonisë kanë të drejtë për siguri të përbërë prej gjashtë truprojave, për aq gjatë sa ishin në zyre.
Gruevski ishte kryeministër prej gushtit të vitit 2006 e deri në janar të vitit të kaluar.