Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA kujton sot 16 vjetorin e 11 shtatorit

Sot bëhen 16 vjet që nga 11 shtatori i vitit 2001, kur u kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër se 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në 16-vjetorin e kësaj ngjarje, sot edhe Kosova e kujton këtë ditë të kobshme për SHBA-të dhe gjithë demokracinë botërore.

Sot Kuvendi i Kosovës në bashkë-organizim të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Policisë së Kosovës, Agjencioni për Menaxhimin e Krizave, Zjarrfikësit e Prishtinës, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe nxënësit e shkollës së Mesme “Hivzi Sylejmani”, Fushë Kosovë organizojnë aktivitete te shtatorja në sheshin ‘Bill Clinton’ në nderim të viktimave të 11 shtatorit.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ hapet ekspozita me fotografi që i dedikohen ngjarjes së 11 shtatorit 2001 si dhe fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Tre shqiptaro-amerikanët që u vranë në sulmin mbi kullat binjake ishin Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj, të cilët edhe punonin në këto kulla.