Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Uragani Irma shkatërron pronën e Trumpit në Karaibe

Uragani Irma i cili tashmë ka goditur ishujt Karaibe, thuhet se ka shkatërruar edhe një pasuri të presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Koha.net.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dje ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Porto Riko, Ishujt Vergjine dhe në Florida si dhe ka urdhëruar Agjencinë Federale të Emergjencave që të fillojnë përgatitjet për ndihmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raportohet se edhe dy stuhi tjera në vend, janë duke u forcuar për t’u shndërruar në uragane, e që janë në drejtim të Floridas, e ku po ashtu Trumpi ka prona të tij.

Stuhitë kanë shkatërruar ndërtesa e gjithashtu kanë përmbysur vetura të shumta.

Zyrtarët francezë të cilët kontrollojnë zonën ku gjendet prona e Trumpit, kanë thënë se ajo pjesë “ka pësuar dëme serioze”, por që nuk kanë treguar gjendjen e saktë të pasurisë së Trumpit, raporton The Washington Post, transmeton Koha.net.

“E dimë se katër ndërtesat më të forta në ishull janë shkatërruar, që do të thotë se ato më të thjeshta ndoshta janë shkatërruar tërësisht”, ka thënë ministri i Brendëshëm Gerard Collomb.

Prona e Trumpit ishte në treg prej 16.9 milionë dollarë dhe mbulon pesë hektarë, ka gjithashtu një pishinë dhe një palestër sportive.