Rusia është duke planifikuar blerjen e trenave shtesë nga kompania Siemens, pavarësisht skandalit të fundit, në të cilin Moska ka nisur për në Krime, katër turbina të kompanisë gjermane, duke vepruar në kundërshtim me sanksionet evropiane, kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve.
Siemens ka thënë gjatë muajit të kaluar se është duke rishikuar marrëveshjen me Rusinë pasi ka zbuluar se turbinat për prodhimin e energjisë, të krijuara për përdorim në jug të Rusisë, janë dërguar në Krime, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.
Më këtë hap, Moska është sanksionuar për aneksim të paligjshëm të Krimesë më 2014.
Siemens ka thënë se turbinat janë dërguar atje pa njohurinë e kompanisë.
Pas këtij skandali, BE-ja i ka rritur sanksione ndaj Moskës.
“Kjo nuk do të ndikojë në marrëdhënien tonë”, ka thënë nënpresidenti i hekurdhave ruse, Aleksandr Misharin, duke shtuar se kompania planifikon blerjen e trenave të shpejtë, Sapsan nga Siemens.
Edhe
Rusia në telashe nga taktika e re e Ukrainës
Zëdhënësi i kompanisë Siemems, nuk ka pranuar të deklarohet.
Hekurudhat ruse kanë blerë trena nga kjo kompani për dekada, derisa tani do të pranojnë edhe 13 trena të tjerë, në bazë të një marrëveshje të nënshkruar më herët.
-
Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë
-
BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev
-
Putini e pranon se sulmet ukrainase po shkaktojnë mungesë karburanti në Rusi
-
Sulmet ukrainase në Krime nxisin ndalimin e shitjes së karburantit për civilët atje