Forcat irakiane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur një ofensivë të re më 5 mars, drejt qendrës së qytetit të vjetër të Mosulit, që është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.
Forcat irakiane janë duke përparuar nga jugu dhe jugperëndimi, ka thënë Yahya Rasool, zëdhënës i komandës së përbashkët të operacioneve, shkruan rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoForcat irakiane nisën ofensivën e madhe më 19 shkurt, për të larguar nga perëndimi i Mosulit militantët e IS-it, pothuajse një muaj pasi i larguan militantët nga pjesa lindore e qytetit.
Pjesa më e madhe e Mosulit Perëndimor është ende nën kontrollin e IS-it. Ky qytet ra nën kontrollin e militantëve në verën e vitit 2014.