Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtetas serbë vjedhin vetura luksoze në Greqi

Policia greke ka arrestuar dy shtetas serbë të dyshuara për vjedhje të disa automobilave luksozë, në Halkidiki, transmeton Koha.net.

Siç njofton tanjug, fjala është për një femër (24 vjeçe) dhe një burrë (33 vjeçar) për të cilët theksohet të kenë qenë çerdhe e grupit që ka vjedhur automobila.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata, automobilat e vjedhur i fshihnin në shtëpinë që e kishin marrë përkohësisht me qira në Halkidiki.

Në kumtesën policore theksohet se të dyshimtit, nga 13 korriku , në rajonin e Kasandrës, kishin vjedhur 4 automjete të markës “Land Rover” dhe ishin përpjekur ta vidhnin edhe një.

Të dyshimtit janë dërguar te prokurori i rajonit.