Botë

Blinkeni anulon vizitën në Kinë për shkak të balonës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka anuluar vizitën e tij në Kinë pasi në qiell u hetua një balonë spiune kineze, ka shkruar BBC të premten.

Më herët gjatë të premtes, Pentagoni bëri të ditur se po e heton këtë balonë, por ka vendosur të mos e rrëzojë për arsye sigurie. Zyrtarë të mbrojtjes kanë thënë se balona po vëzhgohet qe disa ditë, që kur hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së.

Ndërkaq autoritetet kineze kanë thënë se balona është një pajisje për qëllime meteorologjike dhe se “i vjen keq” për ndërhyrjen e paqëllimshme në hapësirën ajrore amerikane.