Raportohet se prokurorët francezë i kanë hapur hetimet kundër-terroriste lidhur me përpjekjen e një personi me thikë që me forcë të hynte në Kullën Eiffel në Paris, mbrëmë vonë.
Në këtë incident askush nuk ka pësuar lëndime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari, i cili është i arrestuar, u ka thënë hetuesve se dëshironte të kryente sulm kundër një ushtari dhe ishte në kontakt me një anëtar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, i kanë thënë sot agjencisë AFP burime të afërta me këtë rast.
Personi i dyshuar, i moshës 19 vjeçare, ka histori të problemeve psikike. Raportohet se ai është me shtetësi franceze i lindur në Mauritani të Afrikës Perëndimore.
Në kohën e incidentit, Kulla Eiffel ishte e ndriçuar me ngjyrat e klubit të futbollit, Paris Saint-Germain.
Prej sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat u vranë 130 vetë, në Francë ende mbretëron gjendje e jashtëzakonshme.