Drejtori i Shërbimit Federal për bashkëpunim ushtarak të Rusisë Dmitrij Shugajev ka deklaruar se Rusia planifikon që deri në fund të vitit t’ia dërgojë Serbisë avionët e luftës "mig-29", transmeton Koha.net.
“Përfundimi i dërgimit të avionëve "mig-29" në Serbi është planifikuar për fundin e vitit 2017”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Shugajev.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRusia, siç thuhet, në kuadër të ndihmës tekniko- ushtarake planifikon që Serbisë t’ia dërgojë gjashtë aeroplanë lufte "mig-29" si dhe 30 tanke "t-72c".
Shugajev ka theksuar se Rusia "po shqyrton mundësinë e dërgesës" së sistemit raketor S-300 Serbisë.
Ky sistem mund të godasë raketa me rreze të shkurtra e të mesme veprimi, raketat kryqëzore si dhe fluturaket taktike strategjike.