Kombet e Bashkuara u bënë thirrje grupeve kryengritëse në Afganistan që të ndalojnë sulmet kundër civilëve.
Mbi 5,000 civilë afganë janë vrarë ose plagosur në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, transmeton rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHetuesit e Kombeve të Bashkuara, në një deklaratë të lëshuar të hënën, thanë se së paku 1,662 civilë janë vrarë dhe 3,581 janë plagosur në luftën në Afganistan, në gjysmën e parë të vitit.
Shifrat janë afërsisht të ngjashme me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
"Kostoja njerëzore e kësaj lufte të shëmtuar në Afganistan është shumë e lartë", tha Tadamichi Yamamoto, udhëheqës i Misionit Ndihmës të OKB-së në Afganistan.