Rreth 5 mijë ushtarë nga NATO dhe vendet partnere po marrin pjesë sot në stërvitjet ushtarake në Rumani, të cilat po i përcjellin nga afër zyrtari i lartë i Aleancës Veri-atlantike, Petr Pavel dhe presidenti i Rumanisë Klaus Johanis.
Para stërvitjeve të sotme, të cilat mbahen në poligonin e shenjëtarisë në vendin Cinka, në veriperëndim të Rumanisë, presidenti Johanis dhe kreu i Komitetit ushtarak të NATO-s Petr Pavel, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Rumani, janë pritur me nderimet më të larta ushtarake, transmeton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo