Ankaraja ka refuzuar lejen e ligjvënësve gjermanë për të vizituar ushtarët që shërbejnë në një bazë ajrore pranë qytetit Konia të Turqisë.
Një refuzim i Turqisë, më herët, për t'i lejuar ligjvënësit gjermanë që të vizitojnë trupat e tyre në bazën Incirlik, ka bërë që Berlini t'i zhvendosë ato trupa në Jordani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër arsye historike, forcat e armatosura të Gjermanisë janë nën kontrollin parlamentar dhe Berlini këmbëngul që parlamentarët të kenë qasje tek ushtarët e tij.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë u tha anëtarëve të Komitetit Parlamentar të Mbrojtjes se Turqia ka kërkuar që udhëtimi i paraparë për 17 korrik, të shtyhet, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes, Rainder Arnold, tha se qeveria, sidomos kancelarja gjermane, Angela Merkel, duhet të marrë hapat e nevojshëm, për t'iu mundësuar ligjvënësve të vizitojnë trupat në Konia.
Dy vendet janë në mosmarrëveshje për një varg çështjesh, përfshirë refuzimin e Berlinit për të ekstraduar azilkërkuesit që Ankaraja i akuzon për përfshirje në përpjekjen për grushtshtet, vitin e kaluar, në Turqi.