Delegacioni shtetëror nga Egjipti, udhëhequr nga Mohamed El Orabi, deputet i Parlamentit dhe ish-ministër i jashtëm i këtij shteti, në përmbyllje të vizitës së tij në Kosovë, është pritur sot nga Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Elmi Reçica, kryetar, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit vunë në dukje raportet tradicionalisht të mira ndërmjet të dyja vendeve dhe u shprehën të përkushtuar për avancimin e mëtejmë të tyre edhe në të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarët e Komisionit kërkuan që Egjipti të ngrejë zërin në favor të shtetit të Kosovës në të gjitha forumet ndërkombëtare ku ai merr pjesë, me theks të veçantë në Ligën Arabe.
Përfaqësuesit nga Egjipti, pasi folën për raportet historikisht të mira ndërmjet të dy popujve, u zotuan po ashtu se do të kontribuojnë që ato të avancohen edhe më tej, ndërkaq, vlerësuan se ka hapësirë bashkëpunimi në një gamë të gjerë çështjesh me interes për të dyja vendet.