Uashington, 13 korrik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje dje Kinës që të lirojë fituesin e çmimit Nobel të Paqes dhe aktivistin e burgosur, Liu Xiaobo, i cili është diagnostikuar me kancer në mëlçi dhe është duke vdekur në një spital kinez.
“Ne jemi të shqetësuar që Liu dhe familja e tij nuk janë në gjendje të komunikojnë me botën e jashtme dhe që ai nuk është i lirë të zgjedhë dhe të kërkojë trajtimin e nevojshëm mjekësor “, tha Sarah Sanders , zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“SHBA-ja i ka bërë thirrje disa herë Kinës që t’i japë atij lirimin e plotë dhe t’i lejojë atij dhe bashkëshortes së tij mundësinë për të lëvizur dhe për të patur kujdesin e duhur mjekësor”, tha Sanders.
Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë shumë mirë që spitali kinez që trajton Liu ka thirrur ekspertë mjekësorë të SHBA-së dhe Gjermanisë në Kinë për konsultime mjekësore.
Liu po merr përkujdes shëndetësor për kancerin e mëlçisë në qytetin verior të Shenyang në “Spitalin e Parë të Universitetit Mjekësor” të Kinës, i cili njoftoi dje se Liu po vdiste.
Liu është bashkautor i “Charter ’08” , një dokument i nënshkruar në 2008 nga 300 intelektualë që bënte thirrje për një shtet të lirë, demokratik dhe kushtetues në Kinë.
Një vit më vonë, Liu u burgos për rrëzimin e pushtetit.
Ai u vlerësua me çmimin Nobel për luftën e tij të gjatë dhe jo të dhunshme për të drejtat themelore të njeriut në Kinë”, sipas Komitetit norvegjez të Nobelit.