Manovra të mëdha ushtarake të NATO-s “Saber Guardian 2017" kanë filluar në Bullgari.
Në ushtrime marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 20 vende ndër të cilat edhe Ushtria e Serbisë, njofton Associated Press, transmeton Koha.net shkrimet e mediumeve serbe.
Ministria serbe e Mbrojtjes ka kumtuar se 79 ushtarë serbë do të marrin pjesë në manovrat ndërkombëtare "Saber Guardian 2017" nga 7 deri më 22 korrik në poligone në Hungari, Rumani e Bullgari.
Ushtrimet “Saber Guardian 2017" mbahen në rajonin e Detit të Zi nga viti 2013.
Artikuj të ngjashëm
-
NATO-ja dhe Serbia nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake
-
Rreth 9,000 trupa të NATO-s kryejnë stërvitje në Detin Baltik
-
NATO-ja mobilizon 90 mijë trupa në stërvitjen më të madhe: Duhet të jemi të gatshëm për luftë
-
NATO-ja ia ngushton rrethin Serbisë
-
“Air Defender 23”, NATO nis stërvitjen me të madhe të mbajtur në Europë