Botë

Pesë këmbësorë shkelen me veturë në Amsterdam

Pesë persona kanë mbetur të lënduar pasi vetura ka goditur këmbësorët janë stacionit të trenit në Amsterdam, raporton The Telegraph.

Raportohet se vozitësi është arrestuar, transmeton Koha.net.

Policia ka konfirmuar dy nga të lënduarit janë hospitalizuar, dhe tre të tjerët janë trajtuar në vendin e ngjarjes.

Vozitësi kishte parkuar veturën në një vend të ndaluar, dhe e ka vozitur atë kur i është afruar Policia dhe është përplasur në një mur.