Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: Nuk duhet bërë zhurmë për vendimin e Trumpit për Marrëveshjen e Parisit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka komentuar të premten vendimin e homologut të tij amerikan për daljen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit, duke thënë se Donald Trump ndoshta nuk është dashur ta bëjë këtë duke pasur parasysh karakterin e strukturës së këtij dokumenti.

“Nuk dua ta gjykoj vendimin e Trumpit. Ndoshta nuk është dashur ta bëjë këtë, pasi bëhet fjalë për dokument strukturor. Por, çfarë është thënë dhe tash duhet shikuar tutje. Nuk e kam lexuar njoftimin e Trumpit, por me sa po kuptoj ai ka thënë se dëshiron që serish ta shqyrtojë atë marrëveshje. Mendoj se nuk duhet bërë zhurmë, por duhet krijuar kushtet për punë”, tha Putin në forumin e Shën Petersburgut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo