Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump niset në turneun e tij të parë të jashtëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot niset në turneun e tij të parë të jashtëm, derisa Uashingtoni është i përfshirë nga një krizë e thellë lidhur me hetimin për lidhjet e ndihmësve të presidentit me zyrtarët e Rusisë.

Administrata Trump shpreson se vizitat në Arabinë Saudite, Izrael, Itali, Vatikan dhe Bruksel, do t’i ndihmojnë zotit Trump, për t’i përforcuar lidhjet e afërta të Shteteve të Bashkuara me aleatët kryesorë, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pritet që gjatë turnueut të tij, presidenti Trump do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me Papën Françesk në Vatikan.

Në Bruksel, zoti Trump do të takohet me kolegët nga vendet anëtare të NATO-s.