Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 700 mijë kërkues vjet morën azil në BE

Në vitin 2016, shtetet anëtare të BE-së u dhanë mbrojtje 710.400 azilkërkuesve, më shumë se dyfishi i numrit të miratuar në vitin 2015.

Sipas agjencisë evropiane të statistikave, Eurostat, i është dhënë mbrojtje rreth 405 600 shtetasve sirianë, të cilët përbëjnë 57 për qind të aplikimeve të përgjithshme të aprovuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më shumë se 70 për qind e azilkërkuesve sirianë iu dha mbrojtje në Gjermani.

Gjermania pranoi gjithsej 445 210 aplikime për azil, të cilat arritën në më shumë se 60 për qind të të gjitha vendimeve pozitive brenda BE-së.