Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mesazhi i liderit të Al-Kaides: Përgatituni për luftë të shenjtë në Siri

Al-Zawahri i ka porositur luftëtarët në Siri që të mbeten të vendosur dhe të ndryshojnë taktikën dhe mënyrën guerilje të luftimit, transmeton Koha.net.

Kreu i Al-Kaides ka kërkuar nga pasuesit e vet dhe nga të gjitha grupet e armatosura në Siri të bashkohen dhe të përgatiten për luftë të gjatë e të shenjtë, njofton Al Jazzera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshillimet e tij janë publikuar në audio mesazhin që sot e publikoi krahu medial i Al-Kaides, As-Sahab e që zgjat gjahut minuta.

Zawahiri ka deklaruar se “aleanca satanike ndërkombëtare” kurrë nuk do ta pranojë sundimin islam në Siri.

Ai ka pohuar se lufta nuk është vetëm siriane, por fushatë e të gjithë myslimanëve që kërkojnë vendosjen e sundimit të Zotit.

Ai e ka porositur popullin sirian që “të përgatitet për luftën kurdë kryqtarëve e ndihmësve të tyre të Assadit e të Teheranit".

"Mos u tërhiqni, sepse nuk ka kompromis. Vdisni ndershëm, por kurrë mos pranoni jetën në përbuzje”, ka theksuar ai.