Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme nga zjarret

Guvernatori i Floridës, Rick Sccot shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të shpërthimit të më shumë se 100 zjarreve që kanë djegur pjesë të mëdha të këtij shteti federal amerikan.

Duke iu falënderuar kësaj mase, shumë resurse shtetërore do të kenë mundësi që të luftojnë me stihinë e zjarrit dhe të dërgojnë rezerva ushqimore për banorët e prekur nga zjarri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Florida, në mënyrë që të sigurohem se jemi të gatshëm t’u përgjigjemi zjarreve dhe të përgatitemi për zjarret e reja”, tha Sccot, transmeton AFP.