Auto

Mercedes-Benz GLS 400 luksoz e ekskluziv

Descriptive Text

Edhe pse Mercedes-Benz GLS 400 është një model luksoz, ai mund të bëhet edhe më luksoz dhe ekskluziv me paketën e re që e ofron kompania Hofele Design.

Paketa që e ofron kjo kompani është në dispozicion për të gjitha versionet e GLS-së, por çmimi i saj ende nuk është zbuluar, transmeton Koha.net.

Në paketë përfshihen mbrojtësi i ri i përparmë me spoiler nga fibra të karbonit, maska e përparme me logon “Hofele”, mbrojtësi i pasmë origjinal i AMG 63, spoiler i pasmë, gypat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, set të ri të rrotave nga alumini, si dhe lëkurën Hofele Nappa për interier. Të gjitha këto elemente mund të porositen si tërësi apo ndaras.

Gjithashtu, Hofele Design ofron edhe paketën për përforcimin e motorit.

{gallery}