Kompania e njohur ABT Sportsline për panairin e sivjetmë të Gjenevës paralajmëron modelin sportiv RS5-R në version Coupe, seria e të cilit do të jetë e kufizuar në vetëm 50 njësi.
Kompania për ndërtimin e këtij modeli sportiv është bazuar në Audi RS5, transmeton Koha.net. ABT Sportsline RS5-R vjen me motor 2.9-litër V6 Bi-Turbo me kapacitet prej 530 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3,6 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoModeli në fotografi është me eksterier me ngjyrë të gjelbër Sonoma, elemente nga fibra të karbonit – duke përfshirë spoiler të përparmë, maskën e përparme, vrima për ajër në mbrojtësit e përparmë, pragjet, spoiler mbi bagazh dhe difuzeri i pasmë.
Gjithashtu, modeli në fotografi vjen edhe me sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa, rrotat me ngjyrë të zezë me diametër prej 21-inç e goma 275/25, amortizatorët e modifikuar, si dhe me interier të modifikuar – duke përfshirë detajet nga fibra të karbonit si dhe pllakën “1 of 50”.
{gallery}