Uragani Harvey që goditi Shtetet e Bashkuara fundjavën e kaluar ka lënë pas një rrëmujë që do vite për t’u pastruar, dhe që do të kushtojë miliarda dollarë.
Sipas raporteve, ky uragan ka çuar në dëmtimin e më shumë makinave se çdo katastrofë tjetër natyrale në Amerikë. TechSot.Al transmeton raportimet se mbi një milionë makina parashikohen të jenë dëmtuar përtej riparimit, ose një në shtatë makina është shkatërruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ‘nokaut’ do të marrin edhe kompanitë e sigurimeve, të cilat do të pësojnë goditjen më të madhe si pasojë e kësaj katastrofe, raporton TechSot.Al
Për të krahasuar këtë katastrofë me të tjerat që kanë përfshirë Amerikën në 15 vitet e fundit, Katrina në New Orleans dëmtoi rreth 200,000 makina, dhe Sandy në Nju Jork dëmtoi rreth 250,000.