Një tjetër kompani e re synon ta rrëzojë Teslan me lansimin e një superautomobili elektrik në muajin e ardhshëm në panairin Geneva Motor Show.
Elextra është një veturë e re që, sipas kompanisë, do të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 km/orë për më pak se 2.3 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrapa kompanisë së re janë sipërmarrësi danez Poul Sohl dhe dizajnuesi zviceran Robert Palm.
“Ideja prapa Elextras është të kombinojmë linjat e pastra të supermodeleve të vjetra italiane, me shikimin përpara, falë dizajnit dhe teknologjisë më të avancuar”, ka shpjeguar Palm në një njoftim të fundit, raporton “Motor1”, transmeton Koha.net.
Kompania po ashtu ka publikuar një fotografi paralajmëruese dhe do të prodhojë vetëm 100 njësi.