Në panairin e automobilave në Shangai, Audi ka prezantuar konceptin elektrik E-Tron Sportback, i cili për nga forma dhe dimensionet mund të krahasohet me BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe.
Audi E-Tron Sportback është i gjatë 4,90 metra, i gjer 1,98 metra dhe i lartë 1,53 metra, derisa distanca ndërmjet boshteve është 2,93 metra. Vetura ka bateri të kapacitetit 95 kWh, e cila i siguron autonomi në vozitje prej më shumë se 500 km. Sipas të dhënave të fabrikës, automobili përshpejtimin nga 0 deri 100 km/h e arrin për 4,5 sekonda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAudi njoftoi se E-Tron Sportback nuk do të mbetet vetëm në nivel të konceptit, porse versioni i prodhimit planifikohet për vitin 2019, transmeton kp.