Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do të marrin pjesë kryetarët e Grupeve Parlamentare.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se në rend dite për diskutim do të jenë disa pika.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ato janë:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës plenare:

2.1 Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017:

1. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

2. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

4. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

2.2 Vazhdimi i Seancës plenare e caktuar për datën 31 mars 2017

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Propozim - Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

9. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.