Arbëri

Ymeri pas vdekjes së Makollit: Drejtësia po vdes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar për vdekjen e Naser Makollit, që ishte shok i dhomës me aktivistin Astrit Dehari që para pesë muajsh vdiq në qendrën e paraburgimit.

Makolli, që ishte personi i parë që kishte gjetur Deharin pa shenja jete, sot ndërroi jetë në Lipjan.

Ymeri në Facebook ka shkruar se me “pushtetin kriminal drejtësia po vdes në Kosovë”.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Naser Makolli ishte ndër të fundit që e kishte parë Astritin të gjallë. Dhe ndër të parët që e kishte parë frymën e fundit të tij.

Sot as Naseri nuk është më. Familjes së tij ngushëllime. Edhe Naseri vdiq në burg. Të vërtetën që e kishte parë ai nuk e dijmë. Por a e din prokuroria?

As këtë nuk e dijmë. Sepse as prokurori kurrë nuk tregoi të vërtetën për vdekjen e Astritit. Aq më pak po e heton rastin për ta sjellë drejtësinë në vend. Me këtë pushtet kriminal e të padrejtë, drejtësia po vdes. Sikur të burgosurit. Sikur dëshmitarët.